Shqiperia Tjeter – nga Marin Mema
2005 – Çmimi i parë për reportazhin “Avokatët e Djallit”, i shpallur si reportazhi më i mirë investigativ mbi vetëvrasjen e fëmijëve në Shqipëri
2012 – Reporteri më i mirë 2011-2012 (zgjedhur nga Akademia e Pavarur e Audiencës)Një nga 10 personalitetet e vitit 2012 (zgjedhur nga revista “Klan”)
2013 – Ambasador i “Vullnetit të mirë” për diversitetin kulturor, PNUD
2014 – Gazetari më i mirë i vitit 2014, përzgjedhur nga Unioni i Gazetarëve ShqiptareAkordim i titullit të Mirënjohjes nga Organizata “Albanian Roots”, SHBA
2015 – “Njeriu i vitit 2015”, shpallur nga Fondacioni “Harpa” Reportazhi mbi fshatin Malbardhë i ciklit “Shqipëria Tjetër” merr vendin e pestë mes 100 kandidaturave nga e gjithë bota për çmimin Jacques Chirac (Paris) Çmimi “O sa mirë me qenë Shqiptar” nga shoqata e tifozave “Kuq e Zi”
2016 – Një nga 10 personalitet e vitit 2016, 2017, 2018 (rezultat i sondazhit te publikut në Top Channel)
2017 – Titulli “Hasan Prishtina”, dorëzuar nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Prishtinë
2018 – Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata Çamëria”Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë” me motivacionin për promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare dhe zbulimin e gjurmëve brenda dhe jashtë venditÇmim i mirënjohjes nga ”Shoqata Kongresi i Bashkimit” në Manastir (Maqedoni e Veriut)Gazetari i vitit nga gazeta “Koha Jonë’” (rezultat i sondazhit të lexuesëve)
2019 – Titulli “Qytetar Nderi” i Beratit
Me themelues dhe drejtues gazetarin e njohur Marin Mema është një nismë që synon të promovojë vullnetarizmin dhe solidaritetin njerëzor.
Përmes punës së tij, ky fondacion do të ndërmarri projekt dhe iniciativa bamirësie në drejtim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë, që janë prezente në shoqërinë e sotme shqiptare, por njëkohësisht synimi i këtij fondacioni është edhe sjellja në vëmendje të publikut e rëndësisë së historisë, traditës dhe trashëgimisë së kulturës shqiptare, që shpesh nënvlerësohet, pavarësisht vlerës së saj të çmuar!
Pa njohur e ruajtur historinë, trashëgiminë dhe kulturën tonë nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të denjë.
Pas përfundimit të detyrimeve dhe procedurave të parashikuara dhe detyruara ligjore, si dhe pas përcaktimit dhe miratimit të hapësirës përkatëse nga Bashkia Durrës, u hap konkursi për realizimin e Shtatores së Mbretëreshës Teuta.
Fondi për realizimin e kësaj shtatoreje në bronz është 32 mijë euro dhe përmasa e saj është 3 (tre) metra e lartë, e vendosur mbi një bazament 1 (një) metër të lartë.